Janë publikuar pamjet nga momenti kur një makinë me shpejtësi marramendëse u fut në mes të turmës së njerëzve në Mannheim të Gjermanisë, duke vrarë dy persona, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Siç shihet edhe në këto pamje, zona ku ka ndodhur ngjarja ka qenë tepër e populluar dhe ka pasur prani të shumta të njerëzve.

Autoritetet arrestuan të dyshuarin për ngjarjen. Zëdhënësi i policisë, Stefan Wilhelm tha se kishte disa të plagosur, por se nuk mund të jepeshin hollësi se sa prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

“Mund të konfirmojmë se një person i dyshuar është arrestuar. Aktualisht nuk mund të themi nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Hetimi vazhdon”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Wilhelm.

Policia njoftoi se qytetarëve u është kërkuar të mos i afrohen qendrës së qytetit dhe të qëndrojnë në shtëpi.