Kongresi i Partisë Popullore Europiane i ka shërbyer Lulzim Bashës për të njohur disa prej drejtuesve europianë të qendrës së djathtë me atë që e quan “kërcënim real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri prej krimit, drogës dhe parave të pista”.
Në takimin me Presidentin Josef Daul Basha kërkoi mbështetjen europiane për këtë betejë të opozitës.
Të njëjtën temë, Lulzim Basha e trajtoi edhe me ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurtz, të cilit i tha se kjo betejë për vlerat europiane do të zhvillohet deri në fitore.
Njoftimi i Partisë Demokratike vë në dukje mbështetjen që kreu i opozitës ka marrë nga kryetari i Senatit italian, Pier-Ferdinando Cazini, si dhe nga disa senatorë italianë për kauzën e votës së lirë.
Gjatë qëndrimit në Maltë, Basha u takua edhe me kryetarin e opozitës greke Mitsotaqis, i cili ka shfaqur shqetësim për situatën e krimit të organizuar dhe drogës.
Mitsotaqis u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Punimet e PPE, Basha takohet me drejtuesit e së djathtës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kritikat e Ambasadës Gjermane dhe Britanike, reagon Rama: Balluku nuk akuzohet për korrupsion! Vendimi që mori Kuvendi i drejtë!
Rrëzimi i kërkesës për arrestimin e Ballukut, Bardhi: Maxhoranca votoi kundër SPAK! Nga sot, është zyrtarisht kërcënim për drejtësinë dhe integrimin evropian
Shqipëria me hapa pas
Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore/ U vetëhelmua me fostoksinë dhe gjeti vdekjen, 25-vjeçarja nga Lezha me shenja dhune në trup





