Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një efektiv policie i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Efektivi i moshës 30 vjeç shërbente pranë komisariatit rrugor në kryeqytet, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.





