SIGMA VIG kujdeset që gjithçka të jetë nën kontroll.
Sezoni i verës është koha e lirisë, e udhëtimeve, aventurave dhe eksperiencave të reja. Por ndërsa ju planifikoni destinacionet, prenotimet dhe itinerarin, një pyetje mbetet thelbësore: kush kujdeset për sigurinë tuaj dhe të pasurive tuaja?
Përgjigja është e qartë: SIGMA Vienna Insurance Group, pjesë e Vienna Insurance Group – lider në sigurime në Evropën Qendroredhe Lindore, me mbi 200 vite eksperiencë ndërkombëtare dhe më shumë se dy dekada prezencë në tregun shqiptar dhe atë kosovar.
Në një kohë kur udhëtimet dhe aktivitetet jashtë shtëpisë intensifikohen, nevoja për sigurime funksionale, të aksesueshme dhe të besueshme është më e madhe se kurrë më parë.
Sigurimi i Shëndetit – një domosdoshmëri për çdo udhëtim
Pushimet mund të sjellin surpriza, por shëndeti nuk është një prej tyre. Një shqetësim i papritur, një infeksion i lehtë apo një situatë urgjente mund të ndodhë në çdo moment, brenda apo jashtë vendit. Sigurimi i Shëndetit nga SIGMA VIG ju garanton akses të menjëhershëm në kujdes shëndetësor të specializuar, me mbulim të gjerë dhe asistencë 24/7.
Kudo që të udhëtoni, kujdesi për shëndetin tuaj udhëton me ju.

Sigurimi “Karton Jeshil” – mbrojtje ndërkombëtare në çdo kilometër
Nëse destinacioni juaj përfshin rrugë ndërkombëtare, Karton Jeshil është dokumenti i domosdoshëm që ju siguron mbulim në rast dëmesh që i shkaktoni palëve të treta jashtë kufijve. SIGMA ofron këtë shërbim me një tarifë standarde prej 50 Euro në vit për udhëtime në vendet fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nëse polica merret pranë pikave kufitare të autorizuara. Tarifat për vendet e tjera aplikohen si më parë.
Kur rrugët janë të gjata, mbrojtja duhet të jetë e vazhdueshme.
Sigurimi i Banesës – qetësi mendore edhe kur jeni larg
Gjatë pushimeve, banesa mbetet e pambikëqyrur, duke u bërë e ekspozuar ndaj rreziqeve si rrjedhje tubacionesh, defekte teknike apo vjedhje. Me Sigurimin e Banesës nga SIGMA, çdo dëmtim mbulohet me profesionalizëm, korrektësi dhetransparencë, duke ju ofruar siguri të vazhdueshme për pasurinë tuaj më të rëndësishme.
Sepse shtëpia duhet të jetë e mbrojtur, edhe kur ju nuk jeni aty.
Sigurimi KASKO – përnjëverëtëqetënëtimon
Udhëtimet e verës sjellin trafik më të dendur, rrugë të panjohura dhe situata të paparashikuara. Me Sigurimin KASKO nga SIGMA VIG, automjeti juaj është i mbrojtur ndaj çdo dëmtimi – qoftë në qarkullim, në parking apo për shkak të faktorëve natyrorë. Mbulim fleksibël, asistencë teknike dhe trajtim i shpejtë i dëmeve, për një eksperiencë të qetë në çdo rrugë.
Udhëtoni të lirë – mbrojtja ju ndjek në çdo kthesë që marrin pushimet tuaja.
SIGMA VIG – Partner i besuar, edhe gjatë pushimeve
Çdo produkt i ofruar nga SIGMA është i ndërtuar mbi tre shtylla themelore: besueshmëri, profesionalizëm dhe korrektësi. Ne kuptojmë se siguria nuk është një opsion, por një nevojë. Prandaj ofrojmë zgjidhje të personalizuara që i përshtaten realitetit tuaj, pavarësisht ku ndodheni.
Të mbështetur nga fuqia financiare e Vienna Insurance Group, ne nuk ofrojmë vetëm sigurime, por angazhohemi për të qenë një partner që nuk ju lë vetëm në asnjë rrethanë.
Pushimet janë për të krijuar kujtime, jo për të zgjidhur probleme. Me SIGMA VIG, jeni të mbrojtur kudo dhe kurdo.