Gjatë ndeshjes miqësore në Lubjanë, ku Sllovenia priti Portugalinë, një tifoz ka zbritur me vrap në fushë për të bërë një foto me yllin kryesor të eventit. Natyrisht që bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, me të cilin fansi ka arritur të fotografohet duke bërë një ‘selfie’ dhe e ka puthur asin portugez, por mediat sllovene kanë zbuluar se çfarë dënimi e pret tani. Përkatësisht, një ‘selfie’ dhe puthja e fansit ndaj njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave do t’i kushtojë 1000 euro gjobë. Kështu që zbritja në fushë do t’i kushtojë shumë, por me siguri tifozi ka qenë i gatshëm dhe i vetëdijshëm për çmimin që duhet paguar. Ndryshe, Portugalia u mposht 2-0 nga Sllovenia në Lubjanë. Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe Ronaldo pasi është ankuar disa herë për lojën e ashpër të vendasve. Tani Ronaldo do të kthehet në Arabinë Saudite, ku pret të vazhdojë sezonin e klubit me skuadrën Al-Nassr.
Puthi Ronaldon në mes të fushës, 1000 euro gjobë për tifozin slloven
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Hyri me skaf në zonën e pushuesve, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë të rinj dhe i bllokohet mjeti
PD nxjerr foton e avionit të Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë: Falënderojmë xhandarmërinë dhe forcat ajrore franceze, SPAK bën sikur po heton
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron preventive të pasurive të Orest Sotës, rrëzohet ankimimi i biznesmenit
“Kam reflektuar, i kuptoj protestuesit”/ Dy muaj tubim në Shqipëri, Rama: Pasqyrë për atë çfarë duhet të rishqyrtojmë





