Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait javën e ardhshme në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek. Këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë, ndër të tjera, tubacionin e planifikuar prej 2,600 kilometrash “Power of Siberia 2”, i cili pritet të transportojë 50 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit nga Siberia në Kinë nëpërmjet Mongolisë.
Projekti ambicioz është ngrirë për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimet, pasi bisedimet kanë vazhduar prej vitesh. Në kuadër të samitit në Bishkek, Putin do të diskutojë situatën në Detin e Zi dhe zhvillimet në Ukrainë me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ushakov tha se Putin do të ketë gjithashtu takime me kryeministrin indian, Narendra Modi, dhe presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.





