Presidenti rus, Vladimir Putin foli në seancën e parë plenare të përbërjes së re të Dumës Shtetërore të mërkurën , duke u dhënë udhëzime deputetëve dhe duke iu referuar prioriteteve që, siç tha ai, duhet të përcaktohen në periudhën e ardhshme.

Presidenti rus argumentoi ndërsa u përpoq gjithashtu t’i dërgonte një mesazh uniteti Perëndimit, lidhur me pretendimet e tij në Ukrainë, se banorët e rajoneve të pushtuara ukrainase “pavarësisht sulmeve dhe kërcënimeve me të cilat përballen, dolën në votime dhe bënë zgjedhjen e tyre”.

“Populli ynë nuk mund të frikësohet nga askush. Pjesëmarrja e lartë dhe rezultatet e procesit zgjedhor konfirmuan edhe një herë stabilitetin e sistemit tonë politik shumëpartiak dhe unitetin e popullit përballë sfidave historike” , tha ai.

Duke iu referuar pozicionit ndërkombëtar të vendit, presidenti rus deklaroi se Rusia nuk mund dhe nuk duhet të varet nga ndihma e huaj.

“Rusia – si disa të tjerë, ne nuk do të tregojmë me gisht – nuk mund të vrapojë nëpër botë dhe të lypë ndihmë në mënyrë poshtëruese me dorën e shtrirë. Së pari, sepse kjo është poshtëruese. Së dyti, askush nuk do të na japë asgjë. Dhe së treti, më e rëndësishmja: ne nuk kemi nevojë për të ”, tha ai.