Një 37-vjeçar është arrestuar në zonën e Astirit në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale D.S., është kapur i armatosur me pistoletë dhe fishek fole. Uniformat blu bëjnë me dije se arma e zjarrit u sekuestrua dhe se i arrestuari është dënuar më parë për vjedhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trigger“.

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje”, njofton policia.