Një body-builder i njohur i kulturës fizike personale, është qëlluar për vdekje para rreth 200 njerëzve që ndiqnin mësimin e tij online.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur.

Stërvitësi personal Lawrence Masinge transmetonte direkt në internet sesionet e tij të stërvitjes për afrikano-jugorët që dëshirojnë të përmirësojnë formën e tyre fizike.

Por ai u vra para kameras kur një grabitës i aramtosur e qëlloi me plumb në kokë duke lënë të tmerruar pjesëmarrësit e mësimit të tij online, nga shtëpia e tij pranë Pretoria, në Afrikën e Jugut.

Në imazhet e tmerrshme shihet sulmuesi që drejton objektin te koka e Lawrence dhe hap zjarr, ndërsa dëshmitarët e tmerruar online nisin të qajnë në anën tjetër të linjës.

Zëdhënësi i policisë Mavela Masondo tha se motivet për vrasjen nuk janë ende të qarta.