Një 35-vjeçare nga Kosova së bashku me tre të mitur kanë përfunduar në spital, pasi qëndruan për një kohë të gjatë në pishinë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ndërsa personat pasi kanë marrë trajtimin mjekësor janë larguar.

“Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme.

Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, thotë policia.