Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar njoftoi miratimin e disa ligjeve, ku fokusi kryesor mbetet indeksimi i pensioneve.

Sipas vendimit më të fundit, duke filluar nga data 1 korrik, të gjithë përfituesit e pensioneve të pleqërisë dhe atyre të veçanta do të kenë një rritje prej 2.7%.

Në deklaratën e saj, ministrja Ibrahimaj konfirmoi se kjo masë prek një bazë të gjerë qytetarësh.

“Do të indeksojmë pensionet me 2,7 përqindje, të veçanta dhe të pleqërisë, janë 900 mijë përfitues të të gjitha të dhënave që nga 1 korriku do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, u shpreh ministrja.