Pas deklaratave të liderit të PD, Lulzim Basha se ish-kryeministri Berisha sulmoi demokratët më 8 Janar për t’ia dhënë partinë, Ilr Metës ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?!“, tha Basha para mbështetësve të tij gjatë një takimi në njësinë Nr. 14 në kryeqytet.

Por LSI nëpërmjet një reagimi zyrtar nuk e ka kursyer liderin zyrtar të demokratëve duke e etiketuar si ‘Qylaxhiu Brava’ i cili as nuk do të ekzistonte në politikë nëse nuk do të ishin votat e saj.

Reagimi i plotë:

Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI.

Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos.
Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament .

Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI.

Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie.

Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar.

Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qënë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD.
LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale.

Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare.
Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë.
Kaq për sot!