Forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur para Prefekturës, ku ndodhet një numër i madh banorësh që po aplikojnë për grantin e rindërtimit, për të monitoruar situatën dhe për të shmangur grumbullimin masiv të njerëzve.
Këta qytetarë qëndrojnë në radhë që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa situata paraqitet shqetësuese pasi nuk po respektohet asnjë distancë sigurie.
Pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre kanë vendosur maska, ata ngjishen me njëri-tjetrin në një kohë kur apeli për distancimin fizik është më i fortë se kurrë, pasi shifrat e të infektuarve të rinj janë bërë alarmante.
Prej dy ditësh, po aplikojnë ata persona që jetojnë jashtë vendit por janë kthyer në Shqipëri, për të dorëzuar dosjet për përfitimin e ndihmës financiare për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.