Radhë kilometrike është krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare me Greqinë, teksa qindra makina presin të hyjnë në vendin tonë.

Në pjesën greke të doganës së Kakavijës, është krijuar një radhë më e gjatë se katër kilometër.

Janë qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj që presin për të kaluar në tokën shqiptare.

Policia greke në Kakavijë njofton se aktualisht po punohet me 3 sportele dalje dhe 3 hyrje, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të shtojnë edhe një tjetër sportel në çdo krah.