DURRËS, 27 nëntor 2014– Karabinierët e Milanos në mëngjesin e së mërkurës 26 nëntor identifikuan një shqiptar të dënuar në vitn 2009 për drogë. Pas kryerjes së dënimit, shqiptari, që në atë kohë quhej Roland L. ishte dëbuar në Shqipëri. Rajmondi, ky ishte emri i vërtetë i shqiptarit, u përpoq t’i bindte karabinierët, që kishin ngatërruar person, por analiza daktiloskopike e gozhdoi duke zbuluar identitetin e vërtetë të tij. Brenda natës së të mërkurës ai u imbarkua në Tragetin AF Francesca dhe nga Porti i Barit u dëbua për në Durrës, ku mbërriti mëngjesin e së enjtes, 27 nëntor 2014.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





