Shkon në 147 numri i vdekurve me Covid-19 në Greqi. Viktima e fundit, një grua 89-vjeçare, e cila ishte shtruar në spitalin Sotiria, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Mosha mesatare e të vdekurve është 75 vjeç, dhe 92.3% vuanin nga një sëmundje themelore ose ishin në moshë të thyer mbi 70 vjeç.

Dje Greqia regjistroi 10 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e çuar në 2.642 numrin e të infektuarve.

35 pacientë janë në intubim, ndërsa 81 të tjerë janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

Mosha mesatare e intubimit është 67 vjeç, ndërsa 8 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 97% e pacientëve me intubacion vuajnë nga sëmundja themelore.

Sa i takon numrit të të infektuarve, 55.4% janë burra. 598  prej tyre kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.317 të tjerë janë kontakte të personave pozitivë me Covid-19.

Deri më tani në Greqi janë kryer 83,750 teste diagnostikuese.