Greqia raportoi këtë të hënë 17 raste të reja me COVID-19 ku në total janë 2,534 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan dhe dy viktima të tjera duke e çuar numrin total në 136.

Mosha mesatare e viktimave është 74 vjeç dhe mbi 90 përqind e tyre vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Ministri i shëndetësisë, Tsiodras shprehet se 43 pacientë ndodhen aktualisht të intubuar ndërkohë 65 janë liruar nga terapia intensive.

Deri më tani janë kryer rreth 66,094 tampone në të gjithë vendin. Tsiodras gjithashtu shprehet se procesi mësimor do të vijojë të hapet gradualisht.

Gjatë një mbledhje me ekspertë, ata sugjerojnë hapjen e institucioneve arsimore por me kushte dhe rregulla të forta.