24 vjet nga Masakra e Srebrenicës

11/07/2019 - 12:31

Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit. Viktima më e re që do të varroset është Osman Cvrka. Ai ka qenë 16 vjeç kur është vrarë.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Derisa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdojnë ende.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, për masakrën në Srebrenicë dhe mizoritë e tjera gjatë luftës në Bosnje.

Edhe ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të luftës, përfshirë gjenocid. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sulejman Re

Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi i bëri sot thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe M

Ish- kryeministri maqedonas, Zoran Zaev kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 korrik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic ka njoftuar se shteti malazez ka lajmëruar se vendi i tij do të hapë kufijtë e saj më 1 qersho

Bashkimi Evropian vazhdon të proklamojë unitet karshi qasjes që synon të aplikojë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me gjithë deklar

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, bënë thirrje të shtunën për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe S

Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin e parë të mundshëm, sipas mundësive ligjore dhe situatës me epideminë.

Sot mbushen 14 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

Maqedonia e Veriut kërkon të marrë masa drastike për Festën e Fitër Bajramit gjatë fundjavës.