Janë rritur në mënyrë drastike rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se së fundmi janë shënuar 52 raste të reja dhe 4 viktima.

Shkupi mban numrin më të madh me 26 raste teksa viktimat janë 2 nga Shkupi, 1 nga Velesi dhe 1 nga Tetova.

Ndërkohë që shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme është drejt përfundimit kurse disa prej partive politike duan zgjedhje sa më shpejt, qeveria teknike ka paralajmëruar se nëse rastet rriten atëhere do ketë një kthim pas të masave.