Nga mbrëmja e kësaj të mërkure, Mali i Zi nis zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët do të ndalohen të lëvizin pas orës 19:00 deri në 5 të mëngjesit. Baret e restorantet do të mbyllen që në orën 18:00.

24-orët e fundit, në këtë vend janë shënuar 570 raste të reja dhe 6 viktima.