7 viktima dhe rreth 40 të plagosur është bilanci i një aksidenti zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 sot në mëngjes përgjatë autostradës Beograd-Nish, në qendër të Jagodinës, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur. Në mesin e shtatë të lënduarve të dërguar në spitalin e Jagodinës është edhe një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.