Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar.

konkretisht janë në Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, tetove-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital një 59-vjeçare nga Tetova e cila ka qenë për 15 ditë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me Covid-19: Shkup-3, Manastir-1 dhe Veles-4.

Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë arrin në 1526, ndërsa numri i të shëruarve në 1013, të atyre që kanë ndërruar jetë është 86, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 427.