Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reagon për herë të parë lidhur me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Para mediave në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare me zyrtarë të lartë evropianë,Vuçiç ka thënë se gjëja me e rëndësishme për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situate.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, ka deklaruar Vuçiç.