Maqedonia e Veriut ka raportuar sërisht shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.634 testime nga të cilat janë regjistruar 640 raste të reja.

Bilanc i zi është shënuar edhe sa i përket viktimave, 12, shifër e njejtë kjo me 24 orët e shkuara.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë shëruar 143 pacientë.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë infektuar 25.473 pacientëve, prej të cilëve 18.047 janë shëruar dhe 874 kanë humbur jetën.