Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takime në Berlin

08/07/2020 - 18:36

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.

Berlini kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. “Për stabilitet të përhershëm kërkohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është parakushti kyç për realizimin e perspektivës së këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Evropian”, shkruan në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pas takimit me përfaqësuesin e BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Diplomati sllovak ndodhet ne kryeqytetin gjerman për konsultime me autoritetet atje në prag të vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këtë fundjavë në Bruksel. Maas është i mendimit se Lajçak ka synime ambicioze në këtë dialog, të cilat pala gjermane do t’i mbështesë. Ai thekson se Gjermania është e interesuar për përparim të shpejtë për njerëzit në rajon.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Europë. BE duhet të ketë rol udhëheqës”, deklaroi shefi i diplomacisë gjermane. I ngarkuari i BE për dialogun konfirmojnë se në Berlin ka pasur takim edhe me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, këshilltarin e kancelares Angela Merkel për Politikë të Jashtme, Jan Hecker dhe autoritete të tjera. Në Twitter ai shkruan se takimet me autoritetet gjermane, ishin mjaft frytdhënëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë e Veriut ka bërë me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 75 kanë janë

Tre të vdekur dhe 74 të infektuar nga Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me koronavirus

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut pritet të mblidhet më 4 gusht, ndërsa nuk është bërë ende asgjë zyrtare lidhur me përpjekjet për f

Për fat të mirë, ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë me Covid-19, por ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja ng

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhor

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një vend që raporton shifra të konsiderueshme të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është duke i përgatitur qytetarët