22 nëntori është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

“Gjuha dhe alfabeti i saj janë pjesë e kodit gjenetik të një kombi dhe rrjedhin nga e drejta universale e vetëvendosjes. Në atë kod gjenetik janë elementët e identitetit dhe potencialet për komunikim, integrim shoqëror, arsim dhe zhvillim. Detyra jonë dhe e shtetit është të respektojë, ruajë dhe kultivojë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit të secilit prej komuniteteve. Me kremtimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, konfirmojmë përkushtimin e përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor, përkatësisht pasurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, uroi Kryeministri Zoran Zaev.

Në prag të këtij përvjetori, Drejtoria e përgjithshme e Arkivit të Shqipërisë theu kufijtë shtetërorë dhe hapi një sallë studimi në Shkup. Këndi Arkivor është hapësira e re e krijuar tek Leximorja e Çairit në Shkup.

Zëvendësdrejtori i Arkivit të Maqedonisë së Veriut tha se synimi është që të gjitha fondet që kanë të bëjnë me historinë shqiptare, të jenë si në Shkup, po ashtu edhe në Tiranë.