Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë që goditi Greqinë përgjatë së dielës. Dy viktimat po lundronin me varkë me vela, kur mjeti i tyre lundrues u përmbys në Antirio.

Probleme të mëdha janë shkaktuar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq. Sipas autoriteteve greke, autostrada Korinth-Athinë është e mbyllur për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Do të ketë ndërprerje edhe të energjisë elektrike në këto dy qytete. Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për disa orë dhe më pas do të hapen normalisht.