"Fox News" i ndryshon emrin Serbisë

08/01/2019 - 11:08

Një artikull i Holli McKay, gazetares së "Fox News", që në tekstin e saj për dialogun iu referohet Serbisë si "Serkosovobia", ka nxitur reagime nga mediat serbe.

"Fox News" në artikullin e saj shkruan se presidenti amerikan Donald Trump, pajtohet për arritjen e një marrëveshje mes Beogradit zyrtar e Prishtinës, ndërsa e quan Serbinë si "Serkosovobi".

Në reagimin e mediave serbe është shtruar pyetja nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim apo provokim.

Në ketë tekst, "Fox News" vlerëson se Trump do të hapë rrugën për të dy palët, duke iu dhënë mbështetjen e Washingtonit dhe se ai donte për të arritur një marrëveshje.

"Nëse të dy palët bien dakord, Trump do të mbështesë marrëveshjen. Ndryshe nga Bashkimi Europian, gjithçka është në tryezë", shkruan ajo në artikull. "Problemet shumëvjeçare mes Kosovës dhe Serkosovobisë së fundmi janë bërë intensive sa që mund të nxisin përleshje të armatosura".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Veriu i Mitrovicës është mbushur me flamuj të Rusisë dhe me fotografi të Presidentit Vladimir Putin.

Me të gjitha mundësitë që i jep Kushtetuta do të luftoj që qeveria të mos e marrë besimin, sepse kjo ka të bëj me Marrëveshjen e Prespës

Avionë turq fluturuan mbi Detin Egje duke shkelur 13 herë hapësirën ajrore greke.

Edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov, gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni.

Vazhdojnë protestat e opozitës në Serbi me kërkesa për largimin e Presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriu

Parlamenti i Maqedonisë do të vijojë sot në mesditë seancën për fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese për çështjen e emrit.

Dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe.