Për fat të mirë, ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë me Covid-19, por ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja nga Covid-19.

Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse. Mësohet se 23 persona ishin raste në një fabrikë në Kavala, ndërsa 12 ishin raste që kishin ardhur nga jashtë.

Deri më tani, në Greqi 206 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4587 të tjerë.