Greqia zgjat izolimin, por më pak nga sa mendohej

26/11/2020 - 15:09

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri në 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, e kjo ka detyruar qeverinë që të shpallë izolimin mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, thotë agjensia e lajmeve Reuters. Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima.

Pjesa veriore e vendit është goditur më rendë, me spitalet të stërmbushura nga pacientet. Pavarësisht “të dhënave aktuale” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

“Për momentin, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë deri në 7 dhjetor”, theksoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799. 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.