Prof. Mirela Karabina, ish-ministre e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, njëkohësisht pjesë e stafit akademik të UNS-së, jep përshtypjet e saj lidhur me kushtet që ofron Universiteti Ndërkombëtar në Strugë.

“Kam kënaqësinë që tashmë prej 1 viti jap leksione në UNS, një institucion i lartë arsimor që bashkon studentët të cilët vijnë nga treva të ndryshme.

Do të ndalesha te disa elementë që e bëjnë Universitetin Ndërkombëtar në Strugë të funksionojë si një komunitet unik!

Së pari, qyteti piktoresk i Strugës karakterizohet nga nje klimë e veçantë, duke krijuar në këtë mënyrë një ambient të ngrohtë dhe familjar përsa i përket zhvillimit të kulturës dhe arsimit në R.M dhe më gjerë.

Së dyti, një fenomen që më ka impresionuar vazhdimisht është harmonia e cila krijohet ndërmjet studentëve të ndryshëm duke shkëmbyer mes tyre kulturën e trashëguar dhe gjithashtu duke marrë e duke dhënë të mirat e fituara. Stafi i zgjedhur akademik siguron standarde në mësimdhënie dhe drejtimin e duhur profesional të studentëve. Të nxënët me standarde dhe marrëdhënia profesionale pedagog – student, ka lejuar hapësirën e domosdoshme për studentët, për të qenë kërkues të metejshëm të dijes.

Së fundmi, respektimi i të drejtave të studentëve në një ambient miqësor dhe mbështetja e vazhdueshme e tyre është një nga avantazhet e këtij universiteti!”