Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 444 raste të reja me koronavirus, nga 2518 testime të kryera në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 21 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar gjithashtu në 24 orët e fundit 894 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Ndërkaq, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”. Lajmin e bëri me dije ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë të dhënë për mediat vendase duke theksuar se me ndihmën e ambasadës kineze në vend, tashmë kanë krijuar kontakte me prodhuesit e vaksinave.