Nënkryetari i Agimit të Artë, Christos Pappas, i dënuar me burg nga gjykata greke, mendohet të jetë arratisur nga vendi dhe sipas mediave vendase, kërkimet janë përqendruar dhe në Shqipëri.

Policia po kërkon për të gjetur Pappas, por ende nuk dihet se mund të jetë fshehur. Disa ditë më parë avokati i Christos Pappas deklaroi se ai ishte i vetëdijshëm për vendimin e klientit të tij për të mos u dorëzuar tek autoritetet.

Ai është hetuar dhe nëpërmjet telefonit, por prej ditësh numri i tij rezulton i fikur dhe nuk ka kryer thirrje hyrëse apo dalëse. Telefonata e tij e fundit ishte në ditën e vendimit të gjykatës në 7 tetor, me avokatin e tij Periklis Stavrianakis.

Tashmë Pappas mendohet se është në Shqipëri, edhe pse gjykata kundër tij kishte vendosur masa kufizuese si ndalimi i largimit nga vendi, heqja e pasaportës dhe paraqitjen çdo dhjetë ditë në Polici.