Autoritetet greke kanë gjetur më shumë se 1 ton kanabis në ishullin Piperi në brigjet e Alonissos.

Sipas mediave greke lënda narkotike ishte e fshehur në një shpellë. Operacioni për gjetjen e drogës u zhvillua nga toka, deti dhe ajri, me ndihmën edhe të qenve antidrogë.

Operacioni, i cili ishte koordinuar nga Selia Qendrore është vazhdim i operacionit të disa ditëve më parë ku u kapën 2 gomone që trafikonin drogë nga Turqia në Shqipëri dhe u arrestuan 3 shqiptarë dhe një italian.