Patriku Irinej provokon: Kosova është Jerusalemi serb

Postuar: 06/01/2018 - 21:58

Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka provokuar sërish me një deklaratë të tijën sa i takon marrëdhënieve me Kosovën.

Në mesazhin e Krishtlindjes ortodokse, Irinej ftoi besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”.

Mediat serbe shkruajnë se patriku Irinej ka thënë se:

"Nuk duhet të harrojmë që ‘Kosova dhe Metohia’ është Jerusalemi serb dhe vend ynë i shenjtë”, duke kërkuar që “të mos i harrojmë qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi në kushte të vështira. Ftojmë të gjithë besimtarët që në këtë natë të qetë, me zemër e shpirt të jenë një me një popullin e shumëvuajtur ortodoks serb, i cili me besnikëri ruan çdo hap të tokës së shenjtë të Kosovës dhe Metohisë, e cila na është dhuruar nga Zoti si një pronë e përjetshme. Asgjë nuk do të vlejë për serbët, as shteti, as qytetet dhe fshatrat e rregulluara, as zhvillimi ekonomik, për të cilin përpiqemi aq shumë as të gjitha të mirat e kësaj bote, nëse ne si komb, gradualisht, por sigurt, po zhdukemi. Pra nëse vdesim më shumë se sa lindim."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zakonisht, në këtë periudhë të vitit, plazhet greke i gëzohen rrezeve të diellit të ditëve të fundit të verës.

   Ministri i Jashtëm Ivica Dacic tha se Serbia do të njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, kur të "fluturojnë derra

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev paralajmëron votuesit se dështimi i marrëveshjes me Greqinë rrezikon ta zhysë vendin në kaos dhe izolim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç takimeve me lideret e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, ka takuar edhe

Në plazhin më të njohur të ishullit Zante në zonën Nauagio në Greqi, për pak mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Një vajzë 17-vjeçare shqiptare me banim në Neproshten të Maqedonisë, është zhdukur pa gjurmë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” është hapur për trafikun ajror pas bllokadës që nga mëngjesi kur një avion nga Egjipti kishte ngel

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar se në vitin 2001, maqedonasit kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga

Liderët politikë shqiptarë në jugun e Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte nd

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të