Maqedonia e Veriut ditën e sotme ka shënuar 1.406 raste me COVID-19, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e reja përbëjnë 41% të personave që kanë kryer tamponin.

Situata mbetet e rëndë edhe sa i përket viktimave. Autoritetet kanë njëoftuar se 21 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Vatra kryesore aktive e infektimeve rezulton të jetë Shkupi. Qyteti i Tetovës, Gostivarit, Prilepit dhe Kumanovës janë kategorizuar si qytete ku rastet e infektimeve janë gjithashtu në rritje duke e bërë situatën kritike për Maqedonin e Veriut.