Ministria e Shëndetësisë greke ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 416 raste të reja.

240 rasteve të konfirmuara sot janë regjistruar në Athinë. Ditën e djeshme, vendi fqinj raportoi për 269 raste me COVID-19 dhe 4 humbje jete, ndërsa ditën e sotme është rritur numri i infeksioneve.

Shefi i sëmundjeve infektive në Selanik njoftoi për një rast të një 17-vjeçareje te infektuar, e cila po trajtohet në terapi intensive.

Ai theksoi se “kjo vajzë nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese. Një rast i tillë është i rrallë dhe nuk dua të frikësoj njerëzit.  Mesazhi që duhet t’u përcjellim të rinjve është se ata nuk janë të paprekshëm nga Covid-19”, u shpreh ai.