Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja e vendit, Ana Brnabic pritet të zhvillojnë një takim me mjekë kinezë ditën e sotme të cilët do të ndihmojnë vendin për të luftuar COVID-19.

Ndërsa në orën 18:00 me orën lokale, do të ketë dhe një konferencë për shtyp nga Presidenti për të publikuar dhe rezultatet e takimit.

Gjithashtu në takim do të jenë dhe pjesëtarë të tjerë e ekspertë nga të dy shtetet që po merren me pandeminë, për të diskutuar efektet ekonomike të COVID-19 në Serbi.

Disa ditë më parë Presidenti Vuçiç lëshoi një deklaratë shumë të fortë duke deklaruar se ai do të kërkojë ndihmë nga Kina.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian dështoi që t’i ndihmonte vendet e saj anëtare në këtë situatë. BE kërkon që vendet anëtarë të marrin vetëm produkte brenda Evropës, por në situatën me COVID-19, kjo e fundit dështoi që të shpërndajë ndihmat e nevojshme.

Ndaj Vuçiç deklaroi që do të kërkojë ndihmë nga Kina.

Deri më tani në të gjithë vendin janë regjistruar 249 persona të infektuar dhe vetëm 2 viktima.