Shqiptarët me ndihmën e Sofjes bëhen bullgarë, ja rrëfimet

Postuar: 17/07/2017 - 09:50

Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12-vjeçar e konsideron veten bullgar. “Nuk dua të qëndroj këtu të ruaj lopët. Dua të luaj futboll”, thotë ai, i tëri i djersitur kur luan futboll në një rrugë të pa asfaltuar në fshatin e rajonit të Golo Bërdos.

“Në Agli me pasaportë bullagare, kjo është e mundur”, thotë ai. Kurse në Shqipëri ku tani po shqyrtohet ligji i pakicave, nuk ka bullgarë në mesin e pakicave etnike.

Ndërsa Maqedonia instiston se banorët e kësaj ane janë maqedonas, Agjencia shtetërore “Bullgarët jashtë vendit”  e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgarë dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V.

Nuk ekzistojne statistika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100 mijë bullgarë.

Parlamenti Evropian në muajin shkurt kërkoi nga Tirana t'i futë në ligj dhe t'i njohë në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Golo Bërda dhe Gora.

Kjo porosi “na dha shpresë të re. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare”, thotë Haxhi Pirushi. Ai e drejton shoqatën “Prosperitet Golloborda” , e cila ju jep vërtetime për origjinën bullgare të shqiptarëve dhe e njëjta është e njohur nga qeveria në Sofi.

Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro.

Tahir Mucina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë thotë se, më tepër se gjysma e banorëve kanë ikur në perëndim me një pasaportë bullgare.

Edhe banorët e rajonit të Prespës me të madhe janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton AFP.

Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.

Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile-që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase.

Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve.

Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.

Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së.

Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve. (INA)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 15-të duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve.

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa nd

   Një incident serioz raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në Detin Egje mes anijeve të rojës bregdetare greke dhe turke.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në prag të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit tha se është i bindur se “

Mesditën e sotme Greqia qendrore është goditur nga lëkundjet sizmike.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej në një intervistë për gazetën serbe, “Novosti" ka thënë se detyra e Serbisë është të çojë

Kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Kosovë

Aleksandar Vuçiç, deklaroi se gjatë muajit tetor do të nisë periudha e re e dialogut brenda vendit për çështjen e Kosovës, në varësi të m

Deputetja e VMRO DPMNE-së, Nevenka Stamenkovska, në ditën e dytë të debatit në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndëmjet bash

Pas gati tre muajsh bllokimi politik, Ramush Haradinaj ia ka dalë të zgjidhet kryeministër me minimumin e votave që kërkohen, v