Situata e Covid, opozita kërkon dorëheqjen e Zaev si kryeministër

23/11/2020 - 11:17

Mediat maqedonase shkruajnë se opozita vijon të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bën përgjegjës kryeministrin dhe ministrin për numrin e lartë të viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

"Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lufta e dytë botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve. Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit. Sot në shtet gjatë ditës vdesin më shumë njerëz krahasuar me Luftën e dytë botërore. Për katër vite, sa ka zgjatur këtu okupimi, në luftë kanë humbur jetën 17 njerëz në ditë. Sot me këtë qeveri të paaftë numri është 30 deri në 40 njerëz në ditë. A keni ndërgjegje, a e dini se çfarë po i bëni vendit. Jepni dorëheqje dhe mos bëni asgjë, me siguri se kështu më shumë njerëz do të shpëtojnë", thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799. 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19.

Një total prej 509 rastesh me Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë m

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv