"Ata me siguri kanë disa mbështetje që janë aq kokëfortë", kështu ështtë shprehur shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, pas Samitit të Berlinit, ku Kosova nuk pranoi të heqë taksën.

Këto deklarata, ministri i Jashtëm serb i ka bërë në një intervistë për RTS, ku ka folur për Samitin e 29 prillit që u mbajt këtë të hënë në kryeqytetin gjerman.

"Ata me siguri kanë disa mbështetje që janë aq kokëfortë. Ata presin që të skadojë mandati i Komisionit Evropian, dhe vazhdojnë me kritika ndaj BE’së", ka thënë Daçiç.

Sipas tij Merkel dhe Macron e kishin ftuar këtë takim me synime të mira, por një gjë të tillë thotë se nuk e kupton Prishtina. Ndërkohë sa i përket kërkesës së Kosovës për njohje, Daciç thotë se një kërkesë e tillë është e parealizueshme.

“Njohja e Kosovës është një mision i pamundur”, ka thënë ai, duke shtuar se kërkesat e Prishtinës mund të mbesin vetëm një listë dëshirash.

“Nëse diçka nuk është në interes të Serbisë, atëherë kurrë nuk do ta pranojmë”, ka vazhduar tutje ai.

Sa i përket vazhdimit të dialogut, Daçiç përsërit që Serbia nuk rikthehet në tryezën e bisedimeve pa u hequr taksa