Autoritetet në Greqi kanë arrestuar në Evros një person nga Gjeorgjia me pasaportë false dhe tashmë po hetojnë nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Crouch.

Siç raportojnë mediat në vend, gjeorgjiani u arrestua në pikën kufitare ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Pasi e ndaloi për të verifikuar dokumentacionin, policia zbuloi se ai kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Pas analizës së ADN-së , u zbulua se shtetasi i huaj ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur më 7 mars në Pikermi, ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre e më pas morën disa para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.