Vuçiç: Kemi dokumentuar një seri operacionesh të agjentëve rusë

22/11/2019 - 20:56

Një aferë spiunazhi mes një ish-agjenti serb dhe një pjesëtari të shërbimeve sekrete ruse ka hedhur dritë mbi raportet mes dy aleatëve teksa presidenti serb thotë se nuk e kupton interesin e Rusisë për të spiunuar partnerin e vet.

Shërbimet informative serbe kanë akuzuar palën ruse për një fushatë të gjerë spiunazhi në vend.

Deklaratën e bëri të enjten presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas publikimit në internet të një videoje ku shfaqej një ish-ndihmës-atashe ushtarak i ambasadës ruse në Beograd duke takuar dhe duke i dhënë një çantë me para një ish-oficeri serb.

“Dua t’ju informoj se Republika Serbe i ka dokumentuar vazhdimisht me foto, video dhe zë kontaktet e kolonel-lejtnant Gjorgi Kleban me pjesëtarët e ushtrisë serbe,” deklaroi Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai tha se incidenti nuk do të ndikojë në raportet e mira mes dy aleatëve.

“Serbia nuk ka bërë asgjë për të rrezikuar miqësinë me Rusinë. Sot i bëra vetëm një pyetje ambasadorit rus, e pyeta ‘përse’, nuk ka logjikë. Unë jam i bindur, të paktën kështu mendoj, se presidenti Putin nuk ka qenë i informuar për këto gjëra,” shtoi kreu i shtetit serb.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se “marrëdhëniet me Serbinë kanë karakter vëllazëror”, ndërsa Ministria e Jashtme ruse e cilësoi videoxhirimin një provokim.

Serbia mbetet aleate e fortë e Rusisë, edhe pse ndjek rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Këtë pikëpamje e ndajnë shumica e popullit serb edhe për shkak të qëndrimeve të njëjta që Moska mban kundrejt Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në orën 18.47.

Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te t

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e s

Mediet kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë t

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron që presidenti i ardhshëm i vendit të jetë grua, deklaroi teksa propozoi një gjyqtare të la

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bisedoi të mërkurën me telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu

Një biznesmen i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u pë

Gjatë ditës së sotme, padyshim lajmi që ka bërë bujë të madhe në media është rasti që ka ndodhur tek të afërmit e këngëtares Adelina Tahi

Gjykata Penale në Shkup ka njoftuar se katër ish-drejtues të lartë shtetërorë do të gjykohen për ngjarjet e dhunshme në parlamentin e Maq

Ortodoksët malazezë të dy kishave rivale festuan vigjiljen e Krishtlindjes dje, në një klimë tensionesh të përkeqësuara nga një ligj i di