Vuçiç: Na pret dimër i vështirë lidhur me Kosovën

24/08/2019 - 15:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA, tha sot se nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave të tij, “por çdo bisedë me përfaqësuesit e fuqisë kryesore në botë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra që nuk kemi dakord”.

“Këto nuk janë gjëra të lehta as të thjeshta për ne, do të ketë probleme”, tha Vuçiç, i cili ka pasur një numër takimesh në SHBA lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ne do të luftojmë në kushte të vështira, nuk do të jetë e lehtë. Do të shohim se si do të duket krejt kjo. Sigurisht nuk presim ditë të lehta, as një vjeshtë të lehtë dhe as një dimër të thjeshtë për ne”, tha Presidenti serb për TV "Pink".

Ai tha se nuk ishte hera e parë që Serbia është në një situatë të tillë, por se ai do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, për popullin serb në Kosovë, për interesa kombëtare dhe shtetërore.

“Dhe, të presim që të rrjedh mjalti e qumështi , t’ju them që kam bërë punë fantastike, duke ndryshuar mendjen e tyre … Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, për fat të keq, ndonjëherë ndjehet i vetmuar, sepse të gjithë të tjerët i lajnë duart, megjithëse ishin shumë të përfshirë në krijimin e problemit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koro

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Se

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B