Vuçiç: Nuk vazhdon dialogu pa u hequr taksa

20/11/2018 - 18:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e tërheq taksën prej 10% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë në çdo moment. Por, si të bisedojmë kur dikush, 12 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, nuk e zbaton atë që ka nënshkruar? Prej nga t’iu besojmë se nuk do të shkelin çdo marrëveshje tjetër”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Sipas tij, Kosova me këtë taksë merr nga një milion euro në ditë nga Serbia.

Më 6 Nëntor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

Vuçiq ka paralajmëruar qysh në takimin e fundit me homologun kosovar, Hashim Thaçi, më 8 nëntor në Bruksel, se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa të jetë në fuqi taksa./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka drojë për dëmtim të procesit të zbatimit të plotë të “Marrëveshjes së Prespës”.

Athina zyrtare reagoi ashpër kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të shndërruar në zona turistike disa hapësira përgjatë bregdetit V

Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të plotësojë asnjë kërkesë të opozitës, sado që

Mediat greke çdo ditë publikojnë detaje lidhur me ngjarjen makabre e cila shkaktoi jo pak zemërim në popullin grek. Këtë herë media greke

Këngëtarja serbe, Ceca Raznatoviq do të mbajë një koncert në Mitrovicë të Kosovës më  8dhjetor në orën 12, sipas portalit serb "Telegrafi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për arratisjen e ish-paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski.

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos.

Përplasja në distancë mes dy ministrive të Jashtme, asaj shqiptare dhe greke ka gjetur pasqyrim të gjerë dhe në shtypin grek, shkruan

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic sugjeroi të mërkurën se çdo krijim i një ushtrie në Kosovë mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake

Një gjykatë në Shkup i shqiptoi masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, ish-drejtorit të shërbimit sekret maqedonas, Vladimir Atanaso