Zgjedhjet presidenciale, sot mbyllet fushata në Maqedoninë e Veriut

19/04/2019 - 14:05

Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, teksa nga mesnata nis heshtja zgjedhore.

Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka e përfundoi fushatën e tij me tubimin e një dite më parë në Tetovë, ndërsa ai LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbyll sot me mitingje në Strugë e Ohër.

Të shtunën, një ditë përpara zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, 7 të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3.600 të sëmurë e të moshuar, të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat për rininë, ishin temat kyçe të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në paraqitjet para qytetarëve, Pendarovski e vuri theksin në mënyrë të veçantë te marrëdhëniet ndëretnike. Por, mbështetje nga etnitë e tjera kërkoi edhe Gordana Davkova, kandidatja e përkrahur nga opozita.

Për Blerim Rekën, në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë koncept për shtet e jo vetëm për shoqëri për të gjithë. Më 21 prill, qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga 3 kandidatët për president, ndërsa më 5 maj është raundi i dytë i votimit, kur edhe zgjidhet presidenti i ri i vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m