Kryeministri Edi Rama ka anuluar në mënyrë të papritur një intervistë të paralajmëruar prej disa ditësh për gazetaren Ilva Tare në “Ora News”.
Vetë gazetarja Tare ka njoftuar shtyrjen e intervistës me kryeministrin për një tjetër datë. “Sonte do të diskutojmë në një panel me ministren Harito për ligjin që moderon komentet online. Dërgoni komentet tuaja pro apo kundër ligjit… Intervista me Kryeministrin Rama do të shtyhet të mërkurën, datë 30 mars për shkak të axhendës së tij”, shkruan gazetarja.





