TIRANË, 28 prill 2013 – Pas akuzave të kryeministrit Sali Berisha, të bëra pasditen e sotme ndërsa kreu i qeverisë po merrte pjesë në inagurimin e rrugës Shën Vlash – Katund i Ri,kryesocialisti Rama ka replikuar përmes Twitter-it.
Berisha e akuzoi Ramën si frikacak, por kreu i selisë rozë thotë se frikacak është Berisha, që mban veshur antiplumb në mes të vapës, ndërsa takohet me njerëz.
“Takon njerëzit me antiplumb edhe në mes të vapës dhe akuzon të tjerët si frikacakë”,- shkruan Rama në Twitter.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





