Në një kohë që studentët protestojnë para godinës së Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ndahet rrjeteve sociale, sidomos Instagramit, ku duket se po kërkon të sfidojë të rinjtë protestues, që e përdorin në masë të madhe.
Së fundmi me një mesazh drejtuar studentëve ‘Kur do e lëmë pra?‘, Rama ka ndarë një video teksa 'kërcen' nën tingujt e këngës “Të pres” të Elita 5.
“Jo keq dhe kjo jo keq”, shkruan kryeministri, Edi Rama krahas videos së montuar, të cilën ose ia kanë dërguar në inboks, ose e ka ideuar vetë.





