Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë se ka marrë një ryshfet prej 4 milionë euro për t’i hapur rrugë importit të mbetjeve urbane, ligj të cilin e shfuqizoi ditën e parë në zyrën e Kryeministrit.

Statusi i Sali Berishës:

Kater milione euro nga industria e mbetjeve ne xhepat e Al Kapones per te lepire ate qe ka peshtyre!

Te dashur miq, Edi Rama beri fushate elektorale me zotimin solemn se ai do bllokonte importin e çdo lloj mbetjeje ne Shqiperi, perfishire ketu mbetjet nga lista jeshile e BE qe ligji ne perputhje me standartet europiane i lejonte.

Burime te brendshme nga industria e mbetjeve e Shqiperise dhe Italise informojne se me ndermjetesine e sekretarit te pergjithshem te mafies qeveritare, Agaçi industrialistet e mbetjeven me nje ryshfet 4 milion euro binden Al Kaponen ne krye te qeverise te lepije mbrapsht ate qe kishte peshtyre tre vjet me pare dhe te hape dyert per importin e plehrave madje tani jo vetem te atyre te listes jeshile te BE por edhe te tjera tejet te rrezikshme!

Mesa duket, Al Kapone me sekretarin e pergjithshem te mafies do te kujdesen dhe per pseudo shoqerine civile qe ngrihej duket per te gjobitur sipermarresit kunder ligjit per te cilin tani heshtin!